KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve nga sulmi terrorist në Manastirin e Banjskës
Politikë

Ministri Çeku: Ende asnjë përgjigje për vlerësimin e dëmeve nga sulmi terrorist në Manastirin e Banjskës

Kosova News
Kosova News 11:32 -29/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një muaj pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Manastirin e Banjskës. Kështu thotë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, derisa potencon se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga dioqeza Rashkë-Prizren. Ai shton se do të vazhdojnë të jenë insistues dhe t’i kryejnë detyrat ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Manastiri i Banjskës ishte pika kryesore që u shfrytëzua nga grupi terrorist për t’u strehuar, pasi sulmuan Policinë e Kosovës, mëngjesin e 24 shtatorit, me ç’rast është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë.

Më 27 shtator, tre ditë pas sulmit, ministri Çeku bëri të ditur se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

Ministri Çeku ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë sipas tij, është në pyetje trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës. Ai shtoi se me vlerësimin e dëmeve do të ndërmerren veprimet e duhura riparuese.

“Ne kemi komunikuar me dioqezën Rashkë-Prizren, pranë autoritetit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë dhe e konfirmuar edhe me shkrim, pra zyrtarisht gatishmërinë, vullnetin dhe detyrimin tonë ligjor dhe institucional për ta bërë vlerësimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës të shkaktuara nga sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe mbi atë vlerësim, për t’i ndërmarrë veprimet e duhura riparuese, restauruese brenda manastirit. Deri në këtë moment që po flasim, unë nuk kam asnjë përgjigje zyrtare nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, vazhdojmë të jemi në pritje, vazhdojmë të jemi të gatshëm për bashkëpunim, për partneritet sepse në pyetje është trashëgimia kulturore e Kosovës dhe trashëgimia fetare e Kosovës. Dhe në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të jemi edhe insistues, por edhe t’i kryejmë detyrat tona ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Çeku.

Përveç kësaj, ministri i Kulturës potencoi se është bërë një vlerësim preliminar i dëmit që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore gjatë viteve 98-99’ nga forcat serbe. Ai thotë se MKRS-ja, i ka shifrat e para që tregojnë se sa monumente e vepra arti janë dëmtuar.

“Për momentin e kemi një draft dhe një vlerësim preliminar të dëmit që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë viteve 98/99, pra gjatë luftës nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme. Në këtë raport, ne i kemi shifrat e para, të cilat tregojnë se sa monumente janë dëmtuar, sa vepra të artit janë dëmtuar, sa libra janë dëmtuar dhe sa artefakte pjesë të koleksionit të Muzeut të Kosovës, vazhdojnë të mbeten në Serbi dhe mbi këtë është bërë edhe një përllogaritje e dëmit për të kërkuar dëmshpërblim financiar për këtë që na ka shkaktuar Serbia”, thekson ai.

Çeku shtoi se raporti do të mbetet konfidencial deri në një afat të pacaktuar, meqë sipas tij, është një dokument shumë i rëndësishëm me të cilin do të ballafaqohet Serbia. Ai thotë se përmes këtij raporti, do të kërkohet dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme gjatë luftës së fundit.

“Në këtë moment raporti mbetet konfidencial, sepse nuk është momenti për ta publikuar por gjithsesi tani në dorë e kemi një dokument shumë të rëndësishëm, i cili ka nevojë të përpunohet më tutje natyrisht, por është profesional. Është punuar nga ekspertët e Kosovës dhe ata ndërkombëtar shumë të rëndësishëm në këtë proces. Ndërsa, do ta presim momentin e duhur që në ballafaqimin tonë me Serbinë, kur edhe do të vijmë më pikën për ta përballë Serbinë me dëmet që na i ka shkaktuar dhe për ta kërkuar dëmshpërblimin. Gjithsesi një pjesë e asaj fature do të jetë edhe trashëgimia kulturore e shkatërruar dhe e dëmtuar qëllimshëm nga forcat serbe gjatë luftë së fundit në Kosovë”, tha për Kosovapress, Çeku.

Ndryshe, kanë kaluar dy dekada prej përfundimit të luftës në Kosovë, por Serbia vazhdon t’i mbajë mbi një mijë artefakte arkeologjike të cilat vendin e kanë në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Deri më tani, nga thesari i artefakteve Kosovës i është kthyer vetëm “Hyjnesha në Fron”, një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.

Për kthimin e këtij eksponati, në maj të vitit 2002, ishte angazhuar asokohe ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Michael Steiner.

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kosova News 29/10/2023 29/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
21:57 -21/06/2026
Amedspori arrin marrëveshje me portierin e Kosovës
21:33 -21/06/2026
Spanja e mposht Arabinë Saudite me rezultat të thellë
20:49 -21/06/2026
Aksident trafiku në Orllan të Podujevës, lëndohen dy persona
19:45 -21/06/2026
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?