Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për lokalitetin arkeologjik të Dresnikut. Ceremonia është mbajtur në Ministrinë e Kulturës, teksa memorandumi është nënshkruar nga ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
Çeku e ka vlerësuar Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut si pasuri kombëtare e ndërkombëtare. Ai tha se hulumtimet arkeologjike gjatë viteve 2012-2019 kanë ofruar dëshmi materiale rreth karakterit të këtij vendbanimi.
“Hulumtimet kanë vënë në dritë zbulime që datojnë nga periudha kohore, ‘Vila Rustica’ dhe banjo romake që datojnë nga shekulli 2 dhe 3, rezidenca perandorake e përbërë nga dy pallate dhe muri rrethues nga periudha e vonshme romake, si dhe objektet e lëvizshme sikurse monumentet epigrafike, sargofagi dhe skulptura të cilat dëshmojnë kultin dhe religjionin gjatë kësaj kohe”, është shprehur Çeku.