Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty.
Ndonëse nuk pati ndonjë deklaratë për medie, janë publikuar pamje nga Qeveria për takimin, ndërsa nga ambasada janë dhënë pak detaje për diskutimet.
“Ministri Docherty theksoi përkushtimin ndaj Kosovës si një partner strategjik afatgjatë, i bazuar në vlerat e përbashkëta. Ata diskutuan sigurinë rajonale, situatën energjetike në Kosovë dhe më gjerë në Evropë, dhe rëndësinë e përparimit të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë të postuar në ‘Facebook’.


