KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi i dialogut Kosovë-Serbi
Politikë

Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi i dialogut Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 22:52 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, ku tha se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar.

Sipas tij, ka një progres, duke përmendur faktin e një rezolute të miratuar nga BE, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë më njohje reciproke.

“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur këtë si qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu.

Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.

Takime mes kryeministrit Kurti me Lajçak, për një përpjekje për marrëveshje ka dhe do të ketë, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, sqaroi ministri Aliu.

Lidhur me lëvizjen e lirë, për targat, tiketat, etj., ministri Aliu foli edhe për “Kartonin e Gjelbër, që, siç u shpreh ai, Kosova është afër të anëtarësohet

Tutje, ministri Aliu foli edhe për korrupsionin që po përmendet në Ministrinë që udhëheq ai, ku, sipas tij, akuzat, që po i bëjnë ndaj tij dhe të tjerëve, janë të pabaza, ndonëse përmendet raporti i auditimit, ai shtoi se këtë auditim e ka filluar vetë.

“Kemi iniciuar vetë auditimin e brendshëm si dhe komisionet tjera për të trajtuar këtë çështje”, shtoi ministri Aliu në RTK.

Ndërsa lidhur me një incizim ku përmendet emri i tij e që ndërlidhet me korrupsionin, ai shtoi se ky është i motivuar politikisht, duke sqaruar se nëse ka ndonjë fakt atëherë le të merret prokuroria me këto çështje.

Gjithashtu lexoni:

Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet, gjykimi të përfundojë shpejt

Ish-kryesindikalisti i RTK-së ia rendit Hykmete Bajramit punësimet dhe avancimet e familjarëve të LDK-së gjatë kohës së qeverisë Kurti dhe keqpërdorimet në të kaluarën

Ekipi i OKB-së në Kosovë demanton “gazetarin” Adriatik Kelmendi e Klan Kosovën: kemi bashkëpunim të fortë me  Qeverinë e  Kosovës

Kos bën thirrje që Kosova sa më shpejtë t’i formojë institucionet

Kosova News 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027
13:59 -04/06/2025
Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
13:43 -04/06/2025
Strakosha flet para përballjes me Serbinë: Për ne vlejnë vetëm tre pikët
13:38 -04/06/2025
Gratë e Kuvendit të Prizrenit reagojnë ndaj dhunës në Universitetin “Ukshin Hoti”, kërkojnë veprime institucionale
13:34 -04/06/2025
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës
13:28 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?