Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka publikuar pamje nga zhvillimi i projekteve e punës konkrete që po zhvillohen edhe këto ditë në disa vendbanime në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas ministrit Aliu, këto janë vetëm disa nga projektet e punët, për rezultate konkrete në vitin që sapo kemi hyrë.
“Pamje të fshatit Bistricë, në veri të Mitrovicës, ku po vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rregullimi i urës së fshatit”, ka shkruar Aliu në rrjetin social.
Kujtojmë se Qeveria aktuale ka nisur disa projekte për rregullimin e infrastrukturës në disa vendbanime në pjesën veriore, pasi që kjo anë ishte lënë anash nga investimet gjatë qeverisjeve të kaluara./KosovaNews