Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë arritur të paguajnë një pjesë të madhe të borxheve që ishin lidhur me shpronësimet gjatë qeverisjeve të kaluara.
Në konferencën për media, Aliu ka thënë se Qeveria e Kosovës deri tash kryesisht është marrë me borxhet për shpronësime.
“Ministria e jonë ka arritur që projektet që i kemi pasur për shkak të shpronësimeve, rreziqet nga penallti e shumta, qoftë me fonde te huaja me kredi. Kemi arritur që mbi 120 milionë euro t’i bëjmë pagesa të viteve të shkuara, dhe tani presim që edhe me 20 milionë të tjera”.
“Vetëm në fushën e pronave private e kemi pasë mbi 102 milionë euro borxh, dhe këto kanë mbetur në më pak se 17 milionë euro. Pra është një çështje që na ka ra më pak ta diskutojmë, dhe mjaft e rëndësishme, kemi folur që nuk bëjmë projekte më të reja pa i realizuar procedurat e shpronësimit”, ka thënë Aliu.
Ai në këtë rast ai ka premtuar se do të arrijnë t’i përmbyllim projektet si ajo Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Podujevë.
Aliu ka thënë se pas ritenderimit do të realizohet në tërësi rruga. Ai ka thënë se do të vazhdojë edhe autostrada nga Gjilani deri në Dheun e Bardhë. Ka premtuar edhe punë në rrugën Drenas-Skenderaj e Dollc-Gjakovë.
Ai ka thënë se më 2024, Qeveria e ka prioritet hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi. Ka thënë se synojnë digjitalizimin e plotë të dhënies së patentë-shoferëve.
Ai ka thënë se në vitin 2024 “do të përfundojnë një pjesë e madhe e projekteve”.