Galatasaray e ka dyfishuar avantazhin 2:0 në ndeshjen kundër Kayserisporit, e vlefshme për Superligën e Turqisë.
Realizator i golit të dytë është sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Sulmuesi vushtrrias ka realizuar në minutën e 24-të për Galatasarayn.
Reprezentuesi kosovar u ndihmua edhe nga bashkëlojtari i tij, Icardi që luajti rolin e asistuesit.
Sfida mes Galatasarayt dhe Kayserisporit është në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit turk.


