KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut shënojnë rekord
Auto

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut shënojnë rekord

Kosova News
Kosova News 12:14 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga një ish-park argëtimi të kthyer në terminal të përkohshëm eksporti, mijëra makina të përdorura po ngarkohen çdo ditë në kontejnerë për t’u nisur drejt tregjeve ndërkombëtare. Ky aktivitet i fuqishëm në bregdetin perëndimor të Koresë së Jugut po ndihmon vendin të zbusë ndikimin e tarifave të larta të Shteteve të Bashkuara mbi makinat e reja.

Në qendrën më të madhe të eksportit të makinave të përdorura në Incheon, punëtorët punojnë pa ndalur, shpesh nën temperaturat e larta verore, duke vendosur dhe siguruar automjetet në kontejnerë.

“Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara nuk zënë shumë në aktivitetin tonë. Ne kemi tregje më të mëdha në vende të tjera, prandaj tarifat amerikane na kanë prekur pak vetëm ata që punojnë drejtpërdrejt me SHBA”, thotë për Reuters Kevin Seol, një tregtar që eksporton rreth 100 makina të përdorura çdo muaj.

- Reklamë -

Tarifat amerikane dhe tregjet e reja

Që prej vendosjes së tarifës 25% nga presidenti Donald Trump, dërgesat e makinave të reja drejt SHBA-ve kanë rënë për gjashtë muaj rresht. Megjithatë, eksportet totale të automjeteve kanë shënuar rritje, falë bumit të shitjeve të makinave të përdorura, të cilat përbëjnë tashmë një të katërtën e volumit të përgjithshëm, përcjell A2 CNN.

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të

Sipas Ministrisë së Tregtisë, vetëm në gusht Koreja e Jugut eksportoi makina me vlerë 5,5 miliardë dollarë, një rekord mujor. Nga këto, 711,5 milionë dollarë i përkasin makinave të përdorura, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa është rritur sidomos nga Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore si Kirgistani, i cili shërben si nyje ri-eksporti për tregun rus. Ndërkohë, pas ndalimit të Japonisë për eksportin e automjeteve të mëdha drejt Rusisë, Koreja e Jugut u bë furnizues kryesor, pavarësisht se vendosi disa kufizime në vitin 2024 për automjetet mbi 2000cc.

Siria dhe Lindja e Mesme, tregje në rritje

Sipas të dhënave, në gjysmën e parë të vitit eksportet e makinave të përdorura nga Koreja arritën 3,9 miliardë dollarë, me mbi 437 mijë njësi të dërguara, rreth 25% e totalit të eksporteve të automjeteve. Vetëm Lindja e Mesme importoi gati 171 mijë makina të përdorura, duke tejkaluar numrin e makinave të reja të shitura në rajon.

Rasti më i veçantë është Siria, ku importet e makinave të përdorura u rritën nga vetëm 75 njësi vitin e kaluar në 11 809 këtë vit, pas përfundimit të luftës.

Miliarda dollarë të ardhura, eksportet e makinave të

Problemet infrastrukturore dhe e ardhmja

Megjithatë, rritja e vrullshme nuk po shoqërohet me infrastrukturën e duhur. “Nuk kemi ende një kompleks të mirëfilltë eksporti. Ne thjesht marrim me qira këto terrene me baltë dhe i përdorim si magazina të hapura. Në verë, blerësit mezi ecin nëpër baltë për të parë makinat”, ankohet Park Young-hwa, drejtues i Shoqatës së Eksportuesve të Makinave të Përdorura.

Ekspertët parashikojnë që eksportet e makinave të përdorura nga Koreja e Jugut do të arrijnë nivele rekord këtë vit, edhe pse Siria, një nga tregjet që po rritej më shpejt, ndaloi importet në korrik.

Nga ana tjetër, disa analistë e shohin edhe rritjen e tarifave amerikane si një mundësi. “Nëse çmimet e makinave të reja rriten globalisht, atëherë edhe tregu i makinave të përdorura përfiton, pasi çmimet ndjekin të njëjtin trend”, thotë Shin Hyun-do, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Shpërndarjen e Makinave të Përdorura në Kore. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Themelohet “Renault Retro Klub”, entuziastët e veturave klasike bashkohen në Prizren

Zëvendësimi i fërkuesve të frenave – a duhet t’i bëjmë në të katër rrotat?

Audi rikthen butonat në modelet e saj më të reja

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?