Milani ka marrë tri pikë shumë të vlefshme përballë Lecces.
Rosonerët kanë fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A.
Të dy golat për Milanin i shënoi Rafael Leao në minutën e 40-të dhe 75-të.
Me këtë fitore, Milani vazhdon në vendin e pestë, me 56 pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e katërt.


