Milaim Zeka nesër pritet që të dalë para gjyqit nën akuzat për shkelje të privatësisë.
Në dokumentin e siguruar nga KosovaNews, bëhet e ditur se seanca do të mbahet në orën 10:30 te Pallati i Drejtësisë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Milaim Zeka në maj të vitit 2017 në një restorant në Prishtinë, paautorizim e ka incizuar palën e dëmtuar Besa Domi e më pastaj duke u bazuar në atë incizim, sipas Prokurorisë, i njëjti në rrjetin social, “Facebook” e ka publikuar edhe një artikull që aludonte në tani të dëmtuarën, duke përfshirë kështu jetën e saj private.
Me anë të këtyre veprave, prokuroria po pretendon se Milaim Zeka e ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës B.D.


