KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mijëra banorë të Gjermanisë presin të marrin shtetësinë me ligjin e ri
Botë

Mijëra banorë të Gjermanisë presin të marrin shtetësinë me ligjin e ri

Kosova News
Kosova News 14:18 -20/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuniteti turk në Gjermani pret 50.000 aplikime për natyralizim prej banorëve me rrënjë turke këtë vit, si në vjetët e ardhshëm, pas reformës së kryer prej Gjermanisë në ligjin për shtetësi.

“Besoj që në periudhë afatgjatë, 1.5 milionë shtetas me origjinë turke në Gjermani, që nuk e kanë ende shtetësinë gjermane, do të kenë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Gokay Sofuoglu për mediumin gjerman RND.

Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi Bundestagu ka miratuar një reformë në ligjin për shtetësi, që synon shkurtimin e kohës për posedim të pasaportës gjermane, dhe u mundëson banorëve që të kenë më shumë se një shtetësi.

“Nëse përhapet fjala për ligjin e ri, numri i aplikacioneve për natyralizim do të rritet në vazhdimësi”, ka thënë Sofuoglu.

“Shumë persona do ta kuptojnë që përfitimet i tejkalojnë të metat”.

Megjithatë, ai ka thënë se beson që autoritetet gjermane do ta kenë të vështirë procesimin e aplikacioneve, pasi veçse janë të mbingarkuara, shkruan REL.

Legjislacioni i ri parasheh që banorët e Gjermanisë mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh jetesë aty, në krahasim me tetë sa ka qenë deri më tani.

Një pikë tjetër parasheh që personat, të cilët pajisen me pasaportë gjermane, nuk kanë nevojë të heqin dorë prej pasaportës së vendlindjes.

Gjithashtu lexoni:

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi

Musk: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë

Britania e Madhe po armatoset

Izraeli sulmon palestinezët ndërsa ata prisnin për ndihma humanitare, më shumë se 30 të vdekur

Kosova News 20/01/2024 20/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit
22:48 -01/06/2025
Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë
22:33 -01/06/2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
22:08 -01/06/2025
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n
21:12 -01/06/2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK-u
20:07 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?