KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miftaraj tregon arsyet ligjore: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Presidentes Osmani s’i rrezikohet mandati
Politikë

Miftaraj tregon arsyet ligjore: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, Presidentes Osmani s’i rrezikohet mandati

Kosova News
Kosova News 12:30 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse disa zyrtarë po e thonë të kundërtën, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të deputetëve Veton Berisha e Albert Kinolli, nuk rrezikohet mandati i presidentes Vjosa Osmani.

Ai në një postim në Facebook, thotë se nëse ankesa e deputetëve në fjalë rezulton e suksesshme, atëherë mund të ketë revokim të mandatit të një deputeti nga partia Romani Iniciativa.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkeses së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë. Në rradhe të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”, ka shkruar ai.

Madje sipas Miftarajt, edhe nëse gjykata vendos në favor të dy deputetëve, s’mund të rrezikohet mandati i Osmanit pasi që kanë kaluar edhe afatat se kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së të pares së shtetit.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese që dy vite ka në trajtim një lëndë të paraqitur nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Ai shprehet i shqetësuar që gjatë kësaj periudhe nuk ka akoma një vendim në pretendimet se i janë shkelur të drejtat gjatë kandidimit për deputet më 2021.

Tash e dy vjet, ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pret përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur te drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Berisha pretendon se në këtë proces, për shkak të orkestrimit të votave, kandidatët e “Iniciativës Rome” janë zgjedhur deputetë në mënyrë të kundërligjshme, kurse ai ka mbetur jashtë Kuvendit.Por, Berisha nuk i ka të qarta arsyet e zvarritjes së vendimit nga Kushtetuesja.

Ky është postimi i plotë i Miftarajt:

Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkeses së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë. Në rradhe të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin.

Sikurse, edhe në rast Gjykata vendos në favor të dy deputeteve, prapë se prape nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes, pasi që kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjës së Presidentës së republikës.

“Rasti konkret nuk mund të krahasohet me rastin e Qeverisë Hoti. Kjo pasi në rastin e Qeverisë Hoti, procedura kushtetuese ka qenë e iniciuar kundër vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Vlerësimi i mandatit të z. Arifi ka qenë aspekt sekondar, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Në rastin konkret, procedura kushtetuese nuk është e drejtuar tek vendimi për përzgjedhjen e presidentes, por vetëm tek mandati i një deputeti, anulimi i të cilit mandat, siç u tha, nuk mund të ketë pasoja më vendimet tanimë të nxjerra (Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese është ndjekur në rastin e vendimit për përzgjedhjen e z. Pacolli si president dhe vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti). 

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?