KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Meta: Rama të mos fshihet si struci, Serbia nuk do t’i respektojë marrëveshjet
PolitikëRajon

Meta: Rama të mos fshihet si struci, Serbia nuk do t’i respektojë marrëveshjet

Kosova News
Kosova News 14:36 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën më të fundit në Kosovë.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta është shprehur se ‘ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës’.

Deklarata e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

1. Pas një tensioni artificial të krijuar në Veriun e Kosovës dhe në Pikat e Kalimit Kufitar Kosovë-Serbi, të nxitur nga ana e Beogradit, jemi të kënaqur që situata tani është shumë më e qetë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë.

2. Edhe këtë herë klasa politike në Kosove, pozitëdhe opozitë së bashku, treguan pjekuri politike dhe ishin njëzëri në mbrojtje të interesit shtetëror, integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe sundimit të ligjit.

3. Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës.

4. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave është në themelet e Bashkimit Europian.

Në BE nuk mund të shkohet me bllokime të marrëveshjeve ndërkombëtarisht të obligueshme, siç po bën Serbia.

5. Nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës.

6. Siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë është sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.

7. Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë.

8. Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër.

Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit.

9.  Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj,  nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj.  Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën.

10. Partia e Lirisë vlerëson se është koha të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si një paketë e plotë, që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet mes të dy vendeve.

11. Çdo zgjidhje e pjesshme dhe jo tërësore, do të jetë një shteg i hapur për tensione të vazhdueshme dhe me kosto të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

12. Procesi i Berlinit dhe integrimet euro-atlantike, janë e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për të gjithë rajonin.

Gjithashtu lexoni:

Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin

Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Presidentja Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin Kosovë–ShBA

Rama kërkon pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?