Lionel Messi pritet të luajë për Inter Miamin në ndeshjen e fundit të edicionit në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Inter Miami luan në udhëtim te Charlotte.
Messi, që pritet ta fitojë për herë të tetë “Topin e Artë”, nuk ka luajtur për 90 minuta për Inter Miamin, që nga fitorja 3:1 kundër Los Angeles FC.
Argjentinasi zhvilloi 35 minuta kundër FC Cincinnatit dhe mund të jetë titullar kundër Charlottet.
Inter Miami kishte besim se mund të kualifikohet në plejofin e ligës MLS.
Por lëndimi i Messit bëri që skuadra të mos vazhdojë me rezultate pozitive.
36-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë, në 13 ndeshje sa i ka zhvilluar në të gjitha garat në edicionin aktual.
Në dhjetorin e vitit të kaluar e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.