Një 76-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen Dardania në Prishtinë. E ndjera që jetonte që një kohë të gjatë e vetme dyshohet se ka vdekur para tri ditësh.
Fqinjët e saj kanë bërë të ditur se e ndjera quhet Miradije Tortoshi, ajo u gjet pa shenja jete rreth orës 14:00. Ende nuk dihet se kush e ka gjetur viktimën të vdekur në banesë, por që Policia është njoftuar menjëherë, me ç’rast ka dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç Policisë, ka intervenuar edhe njësia e Mjekësisë Ligjore, që kanë tërhequr trupin e pajetë.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për IML që të konfirmohet shkaku i vdekjes dhe të iniciohet rasti si “hetim mbi vdekjen”.
Lexo edhe:


