KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme
Rajon

Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme

Kosova News
Kosova News 14:42 -12/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion, sepse Serbia nuk është e fuqishme për të paraqitur kërcënim për rajonin, përkundër armatimit të saj nga Rusia dhe Kina.

Politikani i njohur kroat, i cili flet më hapur dhe më realisht për Serbinë, ka bërë të ditur arsyen pse Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.

“Serbia nuk mund më të jetë kërcënim. Është e qartë se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion se janë më të fortët në këto hapësira dhe se mund të diktojnë politikën. Ata nuk mund të diktojnë asgjë…Serbia varet shumë nga Rusia, bëhet fjalë për interesin e saj ekonomik, andaj nuk deklarohet kundër Rusisë”, ka thënë Mesiq.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Mesiq e sheh të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Ai përmendi përvojën e proceseve të Kroacisë dhe Bosnes, me ç’rast, tha se Evropa pa Amerikën nuk është e fuqishme të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe të vërtetë.

“Mendoj se Bashkimi Evropian nëse dëshiron të jetë parimor, duhet ta shpejtoj hyrjen në integrime evropiane të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor… Është parë gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë se Evropa nuk kishte fuqi për të bërë ndonjë gjë në mënyrë që të vie deri tek paqja e vërtetë. Evropa sot nuk ka lider, Evropa është shkurtabiq në politikë në raport me Amerikën. Andaj, duhet që të angazhohet Amerika, sikurse është angazhuar për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu do të angazhohet edhe në Kosovë”, theksoi Mesiq.

Avokati dhe politikani kroat Stjepan (Stipe) Mesiq, ishte president i fundit i Jugosllavisë (1991). Pastaj shërbeu si kryeministër i Kroacisë, ndërsa më vonë kryetar i parlamentit kroat (1992 – 1994). Së fundi ishte për dy mandate pesë vjeçare president i Kroacisë, nga viti 2000 deri më 2010./kp/

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër

Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Kosova News 12/06/2022 12/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni
23:43 -10/05/2025
Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!
23:25 -10/05/2025
30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së
23:18 -10/05/2025
​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore
23:09 -10/05/2025
Dyshohet se po shpërndanin para në këmbim të votës, dy persona në kërkim në Dibër
23:05 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?