KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mesazhet e padëshiruara dhe mashtrimet me SMS, AIP fton qytetarët t’ i raportojnë rastet
Siguri

Mesazhet e padëshiruara dhe mashtrimet me SMS, AIP fton qytetarët t’ i raportojnë rastet

Kosova News
Kosova News 09:47 -28/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shitja e numrave të telefonit dhe dërgimi i SMS-ve pa pëlqimin e qytetarëve mbetet një nga gjërat më shqetësuese që prekë privatësinë në Kosovë, kështu ka thënë për Ekonomia Online drejtoresha e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva – Dërmaku, e cila shtoi se institucioni që ajo drejton ka trajtuar numër të madh ankesash për raste të tilla.

Në një kohë kur janë shtuar rastet e mesazheve mashtruese që përdorin emrat e institucioneve dhe kompanive publike, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet tek Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Policia e Kosovës.

“Për fat të keq, në Kosovë, për vite me radhë, janë mbledhur numrat e telefonit dhe ne kemi edhe informacione se janë shitur ato. Normalisht që çdo shqetësim që mund të bëhet përmes SMS-ve është shkelje e privatësisë, e kemi thënë dhe potencuar për pesë vite me radhë këtë. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët marrin mesazhe të padëshiruara, të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin paraprak për t’i dërguar mesazhe të tilla, që t’i lajmërojnë Agjencisë për Informim e Privatësi”, tha ajo.

Sogojeva – Dërmaku theksoi se Agjencia ka trajtuar numrin më të madh të ankesave pikërisht për raste të tilla, por shtoi se fenomeni vazhdon të mbetet shqetësues për shkak të mungesës së informimit dhe ndërgjegjësimit.

“Në fakt, ne kemi trajtuar numrin më të madh të ankesave nga qytetarët që kanë paraqitur shqetësimet e tilla rreth mënyrës së tillë të shkeljes së privatësisë, por ajo po vazhdon të mbetet shqetësuese për shkak të mos-informimit të drejtë të qytetarëve, një dhe e dyta, mos-ndërgjegjësimi i kontrolluesve, institucioneve apo edhe personave fizikë të cilët i mbajnë këto numra dhe për përfitime të veta i shesin ata. Por, barra bie tek kontrolluesit, tek ata që i dërgojnë SMS-at dhe në raste të tilla ne edhe kemi gjobitur kompani private të cilat kanë bërë shkelje të tilla, ngase e drejta për të marrë një SMS, ose për të dërguar në këtë rast një SMS, është vetëm atëherë kur qytetari paraprakisht me shkrim ka dhënë pëlqimin e tillë”, tha Sogojeva Dërmaku.

Ajo foli edhe për rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat personale apo bankare dhe rastet t’i raportojnë tek institucionet kompetente.

“Tani kjo është një çështje tjetër, mesazhet mashtruese janë duke u bërë një përditshmëri në kohën e internetit dhe digjitalizimit. Gjithsesi, edhe vetë institucionet të cilat ju keqpërdoren logoja, emri, duhet të veprojnë. Ne disa herë kemi bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes të mos i japin të dhënat e tyre në këto SMS, që edhe në dukje janë fallco, por të kenë kujdes dhe të njëjtat t’i raportojnë tek Agjencia, por edhe në policinë e Kosovës. Absolutisht, kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me policinë e Kosovës dhe kemi trajtuar raste të tilla bashkarisht”, tha ajo.

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një SMS të ri mashtrues që po qarkullon, i cili paraqitet rrejshëm në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, mesazhi pretendon se qytetarët kanë gjoba të papaguara trafiku dhe kërkon klikimin në linqe të dyshimta. Autoritetet kanë theksuar se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi dhe jo për komunikim zyrtar.

Ditëve të fundit edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar qytetarët që të injorojnë mesazhet e dërguara nga numri +639605610623, pasi dyshohet se bëhet fjalë për mashtrim. Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndajnë të dhëna personale, informata bankare apo informacione të tjera të ndjeshme përmes mesazheve të tilla.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike, ka njoftuar më 8 qershor se ka realizuar një aksion në disa lokacione, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe ndodhen në arrati.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një veturë, telefona mobilë, kartela SIM dhe dokumente bankare. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kanë organizuar një skemë mashtrimi përmes SMS-ve, duke u paraqitur si banka komerciale dhe duke orientuar qytetarët në faqe të rreme për të vjedhur të dhënat bankare.

Sipas komunikatës zyrtare, viktimat kanë pranuar mesazhe që paralajmëronin për “aktivitet të dyshimtë në llogari”, duke kërkuar verifikim përmes lidhjeve mashtruese. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar

Kroacia planifikon të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Ndalohet një kosovar, që po transportonte dru, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Kosova News 28/06/2026 28/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?