Një person që tashmë është i prangosur, leje që nuk ka përfillur urdhrin e personave zyrtar, por edhe i ka sulmuar katër policë në Prishtinë, me ç’rat u ka shkaktuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar personin që sulmoi fizikisht katër zyrtarë policie në rrugën “Agron Rrahmani”.
Sipas raportit 24-orsh të Policisë, si pasojë e lëndimeve zyrtarët policor kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


