Qeveria e Serbisë ka vendosur që edhe zyrtarisht t’i kërkojë KFOR-it kthimin e trupave serbe në Kosovë.
Këtë e konfirmoi pak momente më parë presidenti serb, Aleksander Vuçiq, sipas RTS-së.
“Vendimi është marrë unanimisht. Do të ishte një vendim i mirë dhe do të reduktonte tensionet”, ka thënë ai.
“Besoj që do të jetë e rëndësishme për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe mbi të gjitha për kontrollin e atyre që ata i quajnë pika kufitare. Do të reduktonte tensionet dhe do të ishte vnedim i mirë. Mund të supozojmë mbi të gjitha ato që kemi dëgjuar që kjo nuk do të pranohet”, tha ai.
Kujtojmë që pak ditë më parë, ishte emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar që tha se SHBA është kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë.
Sipas pretendimit të Beogradit, bazuar në Rezolutën 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë në Kosovë 1 mijë trupa, por vetëm me pëlqimin e KFOR-it.