Një grua me shtetësi të huaj – mërgimtare, është ankuar në Policinë e Kosovës të shtunën në Gjakovë, se nëpërmjet rrjeteve sociale, është mashtruar nga një person i panjohur.
Sipas saj, i dyshuari i është prezantuar si shitës i komplekseve banesore, duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash, respektivisht 10 mijë euro.
Lidhur me rastin disa detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Gjakovës, e cila bëri të ditur se janë nisur hetimet.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë gjitha veprimet hetimore dhe janë duke punuar në mënyrë intensive që të zbardhet ky rast. Lidhur me këtë është iniciuar rast për vepër penale “Mashtrimi” nga neni nga 323 të KPRK-së dhe është intervistuar e dëmtuara, ndërsa ende nuk është arritur të lokalizohet i dyshuari identiteti i të cilit është i njohur për policinë. Për të gjitha informatat tjera, do të njoftoheni me kohë lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigje e Prokurorisë.


