KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memli Krasniqi: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen në asnjë formë
Politikë

Memli Krasniqi: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen në asnjë formë

Kosova News
Kosova News 21:42 -27/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

Ai ka vënë theksin te rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe objektivat e saj gjatë fushatës.

Sipas Krasniqit pavarësisht se LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur synimet e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti.

“Mos të harrojmë që megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Duhet me u kthye te fillimi i fushatës. Zoti Kurti ka lyp referendum, zoti ka lyp 500 mijë vota. Zoti Kurti nuk i ka marrë ato vota dhe referendumi i ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Më tutje Krasniqi është shprehur se pavarësisht se LVV ka dalë e para në zgjedhje, sistemi parlamentar kërkon formimin e një shumice për qeverisje, dhe kjo e bën garën ende të hapur.

“Pra, nëse dëshirojmë me i shiku rezultatet prej perspektivave. Prej perspektivës që ka dalë i pari në atë situatën e tij, që tash u bë e famshme. Sikur të ishte kjo garë automobilistike i ka fituar zgjedhjet, ka dal i pari. Por meqenëse nuk është garë automobilistike, po kjo garë është me një sistem parlamentar me të cilin ne funksionojmë, demokrat e liberal është kush e bën shumicën. Atëherë gara ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka folur edhe për mundësinë e koaliconit me Vetëvendosjen.

” Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga AAK-Nisma me 7.46%

Gjithashtu lexoni:

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kurti: PDK dhe LDK po e keqinterpretojnë aktgjykimin, askund s’thuhet se votimi i fshehtë është antikushtetues

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike

Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese

Kosova News 27/02/2025 27/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

A ka potencial për konflikt në Ballkan? Përgjigjet ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton
21:01 -28/06/2025
“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit
20:56 -28/06/2025
Një valë nga e gjithë Evropa në paradën LGBTQ+ në Budapest, organizatorët: Jemi 200 mijë
20:52 -28/06/2025
SUV-i elektrik i radhës i Volvo-s do të vijë në vitin 2026
20:49 -28/06/2025
Jurgen Klopp ‘shpërthen’ ndaj FIFA-s: Kupa e Botës për Klube, ideja më e keqe në futboll
20:46 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?