Ministri i Mbrojtjes dhe Sigurisë, Armend Mehaj, priti sot në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të FSK-së, për disa ditë me rradhë kontribuuan në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë.
Ministri Mehaj përmes një postimi, tha se profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantoj për shtetin e tij.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilët përkrah ushtarakëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për disa ditë me rradhë kanë kontribuar në misionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve dhe viktimave të tërmetit në Republikën e Turqisë.
Gatishmëria e tyre që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij misioni flet shumë për personalitetin e tyre, e profesionalizmi i shfaqur përgjatë ditëve të angazhimit është pasqyra më e mirë që një qytetar mund të prezantoj për shtetin e tij.
Jemi mirënjohës e krenar për punën tuaj!


