KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj me urim të veçantë për gratë, përmend edhe Xhevë Lladrovcin
Siguri

Ministri Mehaj me urim të veçantë për gratë, përmend edhe Xhevë Lladrovcin

Kosova News
Kosova News 13:10 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Muaji mars është simbol i gruas, i rezistencës e i të drejtave që duhet kërkuar e respektuar me çdo kusht. Kështu është shprehur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ai përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar gratë për 8 Mars.

Ai tha se Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini, Yllka Domi, janë vetëm disa nga gratë dëshmore që luftuan me të njejtën forcë e vullnet deri në momentin e fundit të jetës së tyre. Përkrah ushtarëve të tjerë treguan këmbëngulje e guxim të pashembullt.

Postimi i tij i plotë:

Muaji mars për kombin shqiptar ndërlidhet me qëndresën tonë për liri, shembulli më i mirë i së cilës janë demonstratat e 81-tës, e Epopeja e UÇK-së. Në këtë rrugëtim të popullit tonë kontribut të paçmim kanë dhënë gratë e këtij vendi.

Në kohë lufte ishin pikërisht gratë ato që dëshmuan se rolet gjinore të paracaktuara janë të pakuptimta, se kur bëhet fjalë për atdheun zhduken të gjitha kufizimet gjinore, atdhedashuria bëhet forca e vetme shtyese për t’i bërë ballë gjithçkaje.

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku ka fillet Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e përbënin vetëm burrat, në rradhët e kësaj ushtrie ishin edhe gratë, të cilat iu bashkuan fronteve të luftës si ushtare, disa si mjeke e infermiere, e disa si përgjegjëse për furnizim të ushtrisë me ushqim.

Xhevë Lladrovci, Myrvete Maksutaj, Hyrë Emini, Yllka Domi, janë vetëm disa nga gratë dëshmore që luftuan me të njejtën forcë e vullnet deri në momentin e fundit të jetës së tyre. Përkrah ushtarëve të tjerë treguan këmbëngulje e guxim të pashembullt.

Është pikërisht shembulli i këtyre grave që të bën të kuptosh se gratë e burrat vërtetë nuk janë të njejtë por janë të barabartë. Këtë e dëshmoni dhe secila prej jush që sot bartni uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Teksa ju shoh këtu në sallë e di se jemi në rrugë të drejt të shtetndërtimit bazuar në vlera, e të krijimit të një ambienti të sigurt për çdo shtresë të shoqërisë e për çdo pjesëtar të komunitetit.

Ëndrra e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit tashmë është jetësuar. Ndërsa synimi ynë si shtet është të përmbushim dhe objektiva tjera. Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Programit të Partneritetit për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në NATO, ku kuadrot tona të specializuara ushtarake mund të ofrojnë kontributin e tyre në misionet e ruajtjes së paqes dhe të vlerave demokratike që ne si komb e si shtet në vazhdimësi i kemi bartur e mbështetur.

Urime edhe një herë 8 marsi, e qoftë marsi i vitit tjetër datë kur të gjithë së bashku do të festojmë shumë suksese!

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?