Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë.
“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.


