Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar kundër veprimeve të Serbisë për destabilizimin e Kosovës.
Në një reagim në Tëitter, Mehaj thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e vendit.
“Dënojmë veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë! Kosova dhe institucionet e saj janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në kordinim me policinë tonë dhe KFOR-in”, ka shkruar Mehaj, raporton KosovaNews

The @KSF_Kosova is to provide security for all the citizens of our country. We condemn the actions of Serbia to destabilize our country! ?? and its institutions are at the service of every citizen & our actions are in coord. with our police & @KFOR.
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) November 7, 2022
Ndërsa në një reagim tjetër që Mehaj pati mbrëmë, tha se ngritja e kapaciteteve ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës, ashtu dhe vendimi i pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Kosovës janë veprime me tentim destabilizimin e vendit.
“Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj angazhimi në to dhe respektimi i tyre është përgjegjësia jonë e përbashkët. I vetmi kërcënim për komunitetin serb janë individët dhe grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi”, ka thënë Mehaj mbrëmë.