KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediumi zviceran: Uashingtoni po bën presion për të gjetur një kompromis në konfliktin e Kosovës
Politikë

Mediumi zviceran: Uashingtoni po bën presion për të gjetur një kompromis në konfliktin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:10 -14/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Uashingtoni po ushtron presion mbi Prishtinën dhe Beogradin për të gjetur një kompromis. Sipas amerikanëve, edhe Brukseli duhet të intensifikojë më shumë ndërmjetësimin në këtë rast, shkruan mediumi zviceran Neue Zurcher Zeitung.

Ka qenë emisari i rangut më të lartë që Uashingtoni ka dërguar në Ballkan për vite me radhë: Derek Chollet, nënsekretar i shtetit në Ministrinë e Jashtme, që vizitoi këtë javë kryeqytetet e dyja vendeve. Bëhet fjalë për parandalimin e një “metastaza të dhunës” në rajon, tha diplomati për mediat në Kosovë.

Ndikimi amerikan në Prishtinë

Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, një krizë në Ballkan është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit, tha Chollet. Në fakt, që nga sulmi rus, amerikanët kanë intensifikuar angazhimin e tyre në rajon. Pas përpjekjeve të pasuksesshme nën administratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti aktual, Joe Biden vendosi një të dërguar special për Ballkanin. Që nga fundi i vitit 2021, ky ka qenë diplomati i karrierës Gabriel Escobar, shkruan ky medium, transmeton Telegrafi.

Detyra e tij kryesore është të mbështesë Bashkimin Evropian në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Negociatat nën patronazhin e Brukselit për një dekadë nuk kanë dhënë asnjë përparim të vërtetë. Në vend që të punojnë për një zgjidhje të qëndrueshme, palët bëjnë pazare për çështje teknike si targat e veturave apo kartat e identitetit. Më pas ndërkombëtarët luajnë rolin e zjarrfikësit.

Formula e Cholletit, të cilën ai ua dorëzoi palëve në mosmarrëveshje gjatë udhëtimit të tij, nuk është befasuese: Prishtina duhet t’u lejojë serbëve të Kosovës – rreth pesë për qind të popullsisë – më shumë vetëvendosje. Në këmbim, Beogradi do të njihte të paktën pjesërisht pavarësinë e ish-krahinës. Së fundi, BE-ja duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit – si një nxitje për palët dhe për të zmbrapsur ndikimet ruse dhe kineze.

Kjo është në përputhje edhe me strategjinë e Brukselit. Por pa konsensusin e shteteve anëtare, ndërmjetësuesve të BE-së u mungon fuqia negociuese. Gjashtë shtete të BE-së nuk e kanë njohur as Kosovën. Në BE, Gjermania është e vetmja peshë e rëndë që dëshiron të ecë përpara me integrimin e rajonit.

Uashingtoni ka pak ndikim në politikën e BE-së për Ballkanin.

Ky medium thekson se nga ana tjetër, Kosova pavarësinë ua ka borxh amerikanëve. Prandaj është e parashikueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të heqë dorë nga rezistenca për krijimin e një Asociacioni gjysmë autonom të komunave me shumicë serbe.

Nga ana tjetër, nuk ka gjasa që Beogradi të lëvizë në këmbim dhe të paktën ta njohë në heshtje ekzistencën e Republikës së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq kundërshton kategorikisht anëtarësimin e Kosovës në OKB (si rezultat i njohjes de facto). Në Beograd thuhet se një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës është e pranueshme. Por asgjë nuk dihet se si mund të duket kjo.

Presioni i Gjermanisë ndaj Serbisë

Pra, presioni do të duhet të rritet për ta detyruar Beogradin në negociata reale. Në çdo rast, Perëndimit nuk po u pëlqen sjellja e Serbisë sepse qeveria vazhdimisht po refuzon të mbështesë sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Amerikanët kanë pak burime për të bindur Serbinë të ndryshojë kurs. Berlini, nga ana tjetër, ka ndikim më të madh falë investitorëve të rëndësishëm në vend.

Është mjaft e imagjinueshme që toni mes Berlinit dhe Beogradit të bëhet më i ashpër. Sido që të jetë, tabloidet serbe, të varura nga qeveria, tashmë kanë filluar të vënë në shënjestër gjermanët.

Gjithashtu lexoni:

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Kosova News 14/01/2023 14/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale
19:22 -06/06/2025
Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit
19:19 -06/06/2025
Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?