KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediumi boshnjak: Serbia në një situatë të vështirë – ka nevojë për një favor, por nuk di si ta kërkojë nga Kosova
Politikë

Mediumi boshnjak: Serbia në një situatë të vështirë – ka nevojë për një favor, por nuk di si ta kërkojë nga Kosova

Kosova News
Kosova News 14:46 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia është duke u gjendur në një situatë të vështirë para zgjedhjeve që duhet të mbahen në këtë vend në dhjetor të këtij viti.

Kjo për faktin se, siç vlerëson mediumi boshnjak “Klix.ba”, Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të zhvilloheshin paralelisht edhe në Kosovë – ku do të mund të votojnë qytetarët serbë, me dy shtetësi.

Por, thekson mediumi në fjalë, problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë.

Mediumi boshnjak siç raporton telegraf kujton se Qeveria e Aleksandar Vuçiqit vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta respektojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet Kosovës, si çdo shteti tjetër sovran dhe të barabartë.

“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë… Inkurajojmë Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Dhe të dielën më 17 dhjetor, do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë. Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?