KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediumi anglez shkruan për debutimin e Sylvinhos në krye të Kombëtares së Shqipërisë
Pa kategori

Mediumi anglez shkruan për debutimin e Sylvinhos në krye të Kombëtares së Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 18:40 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Vite pas karrierës së tij profesionale, ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester Cityt kishte një kontakt me topin të hënën mbrëma, por tani si trajner – jashtë vijës së fushës” – kështu e fillon shkrimin Daily Mail për Sylvinhon.

Strategu 48-vjeçar kishte një rrugëtim të ndritur në futboll, derisa kishte drejtuar klubin e tij të fëmijërisë Corinthians pas pensionimit si futbollist.

Tashmë në krye të Kombëtares së Shqipërisë, ish-mbrojtësi i majtë bëri histori kur u bë braziliani i parë që firmosi me Arsenalin.

Pas një qëndrimi në klubin e Londrës Veriore që e pa atë të humbasë shpejt vendin nga Ashley Cole në skuadrën që drejtohej nga Arsene Wenger, ai u nis për në Celta Vigo.

Nuk kaloi shumë kohë përpara se ai të rizbulonte formën e tij dhe të përfundoi një lëvizje në Barcelonë, e cila e pa atë të fitoi La Ligan tre herë, Kupën e Mbretit, mori dy triumfe në Superkupën e Spanjës dhe dy herë fitoi Ligën e Kampionëve.

Ai u pensionua pas një periudhe njëvjeçare në Manchester City, duke iu bashkuar klubit një vit pas blerjes nga Abu Dhabi United Group.

“Sylvinho tani është elektor i Shqipërisë, ku u emërua në janar të këtij viti, ndërsa në ekipin e tij ka marrë legjendën e Manchester Cityt, argjentinasin Pablo Zabaleta, që është asistent i tij te kuqezinjtë”, shkruan më tej mediumi anglez.

Dyshja debutuan mbrëmë në krye të ekipit shqiptar në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, aty ku pësuan humbje 1-0 në kualifikimet për Euro 2024, por që ishte një paraqitje e mirë.

Hierarkia e kombëtares do të ndjekë me interes këtë rrugëtim, pasi ka emëruar ish-trajnerin e Lyonit dhe Corinthians me synimin për kualifikim në turneun e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

Kombëtarja jonë është kualifikuar vetëm në një kampionat evropian, në vitin 2016, derisa nuk ia dolën ta kalonin grupin, aty ku gjendeshin Zvicra dhe Franca si nikoqir.

Ata aktualisht janë në fund të Grupit E pas ndeshjes së tyre hapëse.

Pavarësisht kësaj, kishte arsye për të besuar se trajneri i ri e filloi mbretërimin e tij pozitivisht, me kombëtaren shqiptare që ia doli ta markonte në mënyrë të mrekullueshme sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski.

Shqipëria arriti ta mbante nën ethe Poloninë deri në minutat e fundit, madje në këtë pikë, Mytro Uzuni për pak sa nuk shënoi, por goditja e tij shkoi jashtë portës. 

Gjithashtu lexoni:

Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman

“Ka marrëveshje”, Kina dhe SHBA “zbusin” luftën tregtare mes tyre

“Opozita po më zgjat mandatin”, Abdixhiku për Kurtin: Po flet pa fije intelegjence, është jolegjitim e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Ligjvënësi ukrainas tërheq nominimin për Trump sa i përket Çmimit Nobel për Paqe

SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës

Kosova News 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?