Klubi spanjoll, Barcelona, raportohet se është duke kërkuar pasuesin e Rovert Lewandowskit.
Sipas medieve spanjolle, katalonasit ëndërrojnë yllin e Man Cityt, Erling Haaland zëvendësues të Lewandowskit, ky i fundit duket se në fund të këtij sezoni, do të mbyll aventurën tek “Blaugranat”.
Haaland prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Real Madridi, por me blerjen e Kylian Mbappe-s, duket se kanë ndryshuar planet e “Los Blancos”.
Barcelona thuhet se tashmë është duke u përgatitur që të nis fushatën për transferimin e yllit norvegjez, i cili me Man Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ndryshe, Lewandowski është i lidhur me transferimin në klubin amerikan, Los Angeles.