KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediat serbe: Bisedat e Listës Serbe me Vuçiqin zgjatën gjithë natën – “do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit”!
Politikë

Mediat serbe: Bisedat e Listës Serbe me Vuçiqin zgjatën gjithë natën – “do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit”!

Kosova News
Kosova News 15:00 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bisedimet mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe serbëve të Kosovës kanë zgjatur gjithë natës ndërmjet 3 deri më 4 nëntor.

Dhe sipas mediave serbe, 72 orët e ardhshme do të jenë “më të vështirat në 10 vitet e fundit”.

Po sipas mediave serbe, më 5 nëntor në ora 10 është caktuar seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë për situatën në Kosovë.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar konsultime me ambasadorin kinez Chen Bo, ndërsa në orën 11.30 do të takohet me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bochan Kharchenko.

Ndërkohë, në mbrëmjen e 4 nëntorit, mëson mediumi serb “Blic”, Vuçiq përmes të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të informojë SHBA-në dhe BE-në për qëndrimet e serbëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën aktuale të tensionuar në veri të Kosovës.

“Live dhe në telefon bisedat kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Serbët janë të indinjuar. Pika e fundit ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq,…”, citohet të ketë thënë një burim i njohur me detajet e bisedave, duke shtuar se serbët duan të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Po sipas mediave serbe, serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa në fundjavë pritet një tubim në Mitrovicë, ku do ta zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

“Këto do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim shumë gjëra do të bëhen më të qarta”, ka përfunduar burimi i Blic.

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?