KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediat prestigjioze ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet në Kosovë
Politikë

Mediat prestigjioze ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:45 -09/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u fokusuar në sfidat ekonomike dhe politike të vendit. Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencitë e njohura si Associated Press dhe Reuters, kanë pasqyruar zgjedhjet si një provë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Kosovarët votuan të dielën në zgjedhjet parlamentare, ku partitë kryesore premtojnë rritje të pagave dhe pensioneve publike, përmirësimin e shërbimeve të arsimit dhe shëndetësisë, dhe luftën kundër varfërisë”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas Associated Press, “ndihmat ndërkombëtare për Kosovën po pakësohen dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë janë bllokuar”.

Ndërkohë edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Kosovë, ku mes tjerash ka përmendur edhe faktin se janë shqiptuar më shumë se 650,000 euro gjoba për partitë politike në këtë fushatë.

Agjencia gjithashtu ka përmendur se në vitin 2023, Bashkimi Evropian vendosi kufizime ekonomike ndaj Kosovës për shkak të tensioneve me serbët etnikë, duke reduktuar financimet me të paktën 150 milionë euro.

Ndërsa The Guardian duke raportuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ka theksuar se ky mund të jetë “një moment kyç në historinë e vendit dhe një mundësi për të përcaktuar integritetin e territorial në një botë gjithnjë e më të tensionuar”.

E përditshmja britanike “The Guardian” ka folur edhe për ndikimin që kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund ta ketë për Kosovën.  “Kosova po voton teksa hija e Trumpit shkakton brenga”, shkruan “The Guardian”.

“Kosova voton në zgjedhje parlamentare të mjegulluara nga tensionet me Serbinë”, ka shkruar media franceze  “France24”.

Media ka potencuar se kosovarët po votojnë zgjedhje parlamentare që mund të përcaktojnë kush do të udhëheqë ekipin e Kosovës në negociatat me Serbinë, të cilat janë bllokuar vitin e kaluar.

Votimin e së dielës si një test të rëndësishëm për Kosovën e ka cilësuar edhe Al Jazeera, duke theksuar se këto zgjedhje përcaktojnë se “kush do të udhëheqë negociatat e bllokuara të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”

Gjithashtu lexoni:

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Kosova News 09/02/2025 09/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci
12:31 -31/07/2026
A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu
12:00 -31/07/2026
32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”
11:48 -31/07/2026
Haxhiu pret në një takim përfaqësuesit e partive politike për seancën konstituive
11:44 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?