KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mediat gjermane: Beogradi “po shpik” eksodin, s`ka largim masiv të serbëve nga Kosova
Politikë

Mediat gjermane: Beogradi “po shpik” eksodin, s`ka largim masiv të serbëve nga Kosova

Kosova News
Kosova News 14:00 -08/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksodi masiv i serbëve nga Kosova, është thjesht një legjendë e Beogradit sipas të përditshmes së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Dhe atë e rrëzojnë vetë statistikat zyrtare të shtetit serb, shkruan Michael Martens.

Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera”. Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e “Iniciativës Europiane për Stabilitet” (ESI).

Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”. Kështu, ESI analizon shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë”, por “gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por ndërkohë për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte akoma më shumë, 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Ama edhe në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Shkrimi del në përfundimin se “evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në fakt, në të gjitha vendet e rajonit”.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian

Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian

Sot mot i vranët e me shi

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Kosova News 08/02/2024 08/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian
09:27 -16/05/2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave lidhur me veprën:”Lëndim i lehtë trupor
09:07 -16/05/2025
Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian
08:52 -16/05/2025
Sot mot i vranët e me shi
08:33 -16/05/2025
Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?