KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me vendim të qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga posti i kryebashkiakut
Rajon

Me vendim të qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga posti i kryebashkiakut

Kosova News
Kosova News 13:50 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria “Rama 4” ka firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas një mungese 7 mujore në detyrë, pasi mbahet në arrest me burg nga SPAK për disa vepra penale dhe mos ushtrimin e detyrës për të cilën është votuar.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve të reja për bashkinë më të madhe në vend.

Në fillim të javës Këshilli Bashkiak i kryeqytetit shkarkoi kryebashkiakun, me propozim të këshilltarëve socialistë.

Një ditë më parë kreu i PS-së dhe Kryeministri Rama tha se qëllimi është rindezja e makinerisë së bashkisë së Tiranës dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët. Rama në asamblenë e partisë që drejton, propozoi si kandidaturë të socialistëve për bashkinë e Tiranës, ish ministren dhe drejtuesen politike të qarkut Ogerta Manastirliu.

Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 30 korrik të 2015-ës, pas fitores së zgjedhjeve të 21 qershorit.

Ai arriti ta mbante këtë detyrë për tre mandate, deri në arrestimin e tij më 10 shkurt të 2025-ës në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Mbi Erion Veliajn rëndojnë 13 akuza, të cilat përfshijnë korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre.

Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, duke shënuar herën e dytë që kundërshton arrestin në burg/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?