Më shumë se 50 shkencëtarë i kanë bërë apel qeverisë sllovene për të anuluar vendimin e qeverise paraardhëse me aryetimin se interesi publik i prodhimit të energjisë së rinovueshme tejkalon interesin publik të ruajtjes së natyrës në projektin e hidrocentralit në Mokrice.
“Ne kërkojmë një rishqyrtim profesional dhe ligjërisht të qëndrueshëm të (pa)arsyeshmërisë së cenimit të natyrës në bashkimin e lumenjve Sava, Krka dhe Sotla”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga përfaqësues të shkencave natyrore, duke përfshirë biokimistin Tamara Lah Turnšek dhe studiuesit Darja Stanič dhe Al Vrezec.
Ata besojnë se qeveria, duke i dhënë përparësi interesit të energjisë, “nuk ka marrë parasysh dispozitën ligjore që përcakton se burimet natyrore, veçanërisht burimet ujore, nuk mund të degradohen ose shkatërrohen nëse ka alternativa të tjera më pak të dëmshme”.
Një qasje e tillë “nuk është në interes të qytetarëve sllovenë dhe është dukshëm në kundërshtim me interesat e brezave të ardhshëm”. Ata thonë se interesat afatshkurtra politike apo kapitale nuk duhet të mbizotërojnë në vendimet që kanë ndikim të dëmshëm apo shkatërrues për natyrën.


