KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më shumë se 200 nxënës rrëmbehen nga një shkollë në Nigeri
Botë

Më shumë se 200 nxënës rrëmbehen nga një shkollë në Nigeri

Kosova News
Kosova News 11:30 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një klasë bosh pas rrëmbimit të më shumë se 300 nxënëseve në një shkollë në Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë. 27 shkurt 2021.

Sulmues të armatosur kanë rrëmbyer më shumë se 200 nxënës gjatë një sulmi në një shkollë në veriperëndim të Nigerisë, tha një mësues dhe një banor lokal. Ky është një prej rrëmbimeve masive më të mëdha në këtë shtet.

Rrëmbimet që të fitohen para në këmbim të lirim të personave janë të zakonshme në këtë shtet të Afrikës, teksa bandat kriminale në të kaluarën kanë shënjestruar shkollat dhe kolegjet, veçmas në veriperëndim të shtetit. Megjithatë, numri i sulmeve të tilla kishte rënë kohëve të fundit.

Sani Abdullahi, një prej mësuesve në shkollën GSS Kuriga në çarkun Çikun tha se stafi i shkollës arriti të ikte me shumë nxënës të tjerë kur personat e armatosur nisën të qëllonin në ajër.

“Ne më pas nisëm të punonim për të përcaktuar numrin e saktë të të rrëmbyerve”, tha një zyrtar lokal që vizitoi shkollën”.

“Në GSS Kuriga, 187 fëmijë po mungojnë, ndërkaq në shkollën fillore 125 fëmijë po mungojnë, por 25 janë kthyer”, shkruan REL.

Banori lokal, Muhammad Adam, tha për AFP-në se “më shumë se 280 persona janë rrëmbyer. Ne fillimisht menduam se numri ishte 200, por pas numërimit të fëmijëve zbuluam se numri i tyre është pak mbi 280”.

Zyrtarët lokalë dhe policia nuk kanë dhënë asnjë shifër lidhur me numrin e të rrëmbyerve. Shpesh shifrat e personave të rrëmbyer apo të zhdukur në Nigeri janë më të ulëta pasi personat që ikin nga sulmet kthehen në shtëpitë e tyre.

Qindra nxënës të shkollave dhe studentë të kolegjeve janë kidnapuar gjatë rrëmbimeve masive në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë, përfshirë në Kaduna, në vitet e fundit.

Pothuajse të gjithë ata që lirohen paguajnë para pasi kalojnë javë e muaj në robërim në kampet e fshehura në pyje në pjesën veriperëndimore të Nigerisë.

Më shumë se 100 persona konsiderohen të zhdukur pasi militantët kryen një rrëmbim masiv javën e kaluar që kishte për shënjestër gratë dhe fëmijët në një kamp të të zhvendosurve nga konflikti në veriperëndim të Nigerisë.

Shtatorin e vitit të kaluar, sulmuesit e armatosur rrëmbyen më shumë se 30 persona, përfshirë 24 studente gjatë një sulmi në një universitet në shtetin veriperëndimor të Zamfaras.

Ndërkaq, në shkurtin e vitit 2021, bandat kishin rrëmbyer më shumë se 300 nxënëse në një shkollë në Zamfara.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?