KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Më shpëtoi Zoti që të dëshmoj këtu” – Kështu ishte përplasur Mustafë Dragaj me Millosheviqin në Hagë
Pa kategori

“Më shpëtoi Zoti që të dëshmoj këtu” – Kështu ishte përplasur Mustafë Dragaj me Millosheviqin në Hagë

Kosova News
Kosova News 18:03 -17/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I mbijetuari i masakrës së Izbicës, Mustafë Dragaj, ndërroi jetë dje. Ai ishte një nga të mbijetuarit e tmerrit të Izbicës, ku u vranë mbi 130 persona.

Dragaj ishte ballafaquar me Sllobodan Millosheviqin në Hagë. Madje, ishte përplasur ashpër.

“Mua më shpëtoi Zoti që të vi këtu dhe ta dëshmoj të vërtetën, sepse vetëm Zoti më shpëtoi. Policia serbe më qëlloi. Ata masakruan, e dogjën njerëZ”, thuhet në transkriptin e seancës së 3 korrikut 2022 të Tribunalit të Hagës.

Këto fjalë Millosheviqit ia kishte thënë para syve Dragaj. Atij ia kishte bërë disa pyetje edhe vetë Kasapi i Ballkanit, por ndaj të cilit Dragaj kishte reagur ashpër.

“Më vjen keq sepse po më provokoni. Ata i ndanë gratë dhe i dërguan në Turiqevc. I rreshtuan burrat dhe na thanë neve çfarë raporti keni me Thaçin. Na ndanë në dy grupe. Këto janë vetëm provokimet tuaja, sepse këto që po i them janë të vërteta”, kishte thënë Dragaj në seancë, transmeton Nacionale.

“Gjithçka që ndodhi ishte me urdhërin tuaj, dhe e ka parë gjithë bota se çka shkaktuat ndaj një populli të pambrojtur”, kishte deklaruar Mustafë Dragaj.

Fillimisht Dragaj kishte dhënë një deklaratë, ku kishte treguar se si kishte ndodhur e gjithë masakra në Izbicë.

“Na ndanë në dy grupe, njërin e dërguan në lindje tjetrin në Perëndim. Unë isha në grupin e lindjes. Kishte trupa të njerëzve që u ekzekutuan. Ka të djegur, shumica kishin humbur gjysmën e kokës”, deklaronte Mustafë Dragaj.

Ndryshe, njohësit e çështjeve të krimeve të luftës, kanë deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej të ishin të alarmuara nga vdekja e Dragajt, duke theksuar se po zhduken dëshmitë e luftës.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

TAGGED: Mustafë Dragaj
Kosova News 17/09/2022 17/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?