KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik
Politikë

“Më paralajmëruan që ai pi shumë duhan”, Kurti rrëfen një takim që pati me ish të burgosurin politik Adam Michnik

Kosova News
Kosova News 14:50 -04/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar një takim miqësor me ish të burgosurin politik si dhe intelektualin evropian nga Polonia, Adam Michnik.

Kurti përmes një postimi në rrjeti social në Facebook ka shkruar se Michnik është një njeri me mendje të mprehtë e kujtesë të gjerë.

“Teksa ngjitemi shkallëve na paralajmëruan që ai pi shumë duhan. Ishte njëlloj kërkim faljeje paraprake për neve shoqëruar me brengë e dhembshuri për të.

Adam Michnik, nga një i burgosur politik polak (tejet i njohur) u bë intelektual publik evropian (edhe më i famshëm). I tillë është edhe sot, në moshën gati 78 vjeçare, me mendje të mprehtë e kujtesë të gjerë, kritik dhe produktiv, me humor të hollë trashëgimi e situatave të burgut e disidencës. Në fillim të bisedës, tregon se kur ka vizituar Prishtinën para shumë viteve, në një rast gjersa po mbante fjalim në frëngjisht para një grupi polakësh, përkthimi ishte në shqip dhe ata s’kuptuan asgjë.

Vështirë të ketë një të dytë sikur Michnik që respektohet kaq shumë si prej atyre që pajtohen njësoj edhe prej atyre që s’pajtohen me të”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se “Dija mbi historinë dhe talenti për letërsinë, përvoja jetësore në sisteme të ndryshme shtetërore, janë fort të vlefshme sa të pazëvendësueshme për vrojtimet që bën e shpjegimet që jep, nga raporti i Bashkimit Evropian me demokracinë, te agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe sfidat e njerëzimit në botë.

Flet me admirim për Ismail Kadarenë dhe Fatos Lubonjën, por edhe për polemikën e tyre me njëri-tjetrin. Evokon përplot mbresa takimet me Adem Demaçin e Veton Surroin, dhe pyet për Kosovën sot… “.

Ai gjatë takimit e ftoi që të rikthehet për një ligjëratë në Prishtinë.

I tregova edhe për përkthimet në shqip të shkrimtarëve nobelistë polakë, Czesłae Miłosz, WisłaWa Szymborska e Olga Tokarczuk, dhe e ftova të rikthehet për një ligjëratë në Prishtinë ku padyshim se do ta zgjidhim problemin e përkthimit.

Adam Michnik, stoik si qytetar dhe liberal në shoqëri: “mund të jetë i burgosur edhe nga fashizmi, edhe nga komunizmi, por jo nga frika”, tha ai duke përfunduar postimin me këtë fjali, “Shtëllunga e tymit të cigares që nuk fiket ia mbështjell kokën e thinjur. Por fjalët që thotë dhe sytë që i shndrisin e zhbirojnë edhe atë. Shkallëve teposhtë te Gazeta Wyborcza futa dorën në xhepin e sakos, thua se edhe unë po kërkoja një shkrepëse për cigare”.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kosova News 04/10/2024 04/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?