KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më në fund nis rrënimi i objektit që kishte bllokuar me vite rrugën e transitit të ri në Prizren  (VIDEO)
Politikë

Më në fund nis rrënimi i objektit që kishte bllokuar me vite rrugën e transitit të ri në Prizren  (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 15:09 -18/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot ka filluar rrënimi i objektit që kishte bllokuar rrugën e transitit të ri në Prizren me vite të tëra, saktësisht që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë”.

Projekti i nisur vite më parë nuk është përfunduar në tërësi, pasi pronari i një shtëpie që ishte paraparë të rregullohet rruga nuk kishte arritur marrëveshje për kompensim të pronës.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj theksoi për TV Prizreni se infrastruktura rrugore është një tregues revelant i kualitetit të jetës në qytet.

“…Ne kemi pas një rrugë të ndërtume dhe kemi pas një situatë që për shkaqe të njohura kjo rrugë ka qenë e pamundur të shfrytëzohet… si qeverisje lokale kemi pas një ndër objektivat që të lehtësojmë qarkullimin dhe lëvizjen brenda qytetit…”, tha ai.

Sipas kryetarit të Prizrenit, më në fund interesi publik po jetësohet dhe tha se është një mundës më e madhe për lëvizje nga lagjja “Dardania” në lagjen “Arbana” dhe pret që brenda një afati të caktuar kohor të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik.

“… qyteti do të merr frymë më lehtë dhe i tërë qyteti do ta ketë një mundësi më tepër për të tërhequr investime… do t’i japim një impuls shtesë të zhvillimit të qytetit”, tha Totaj, transmeton KosovaNews.

Përfaqësuesi i familjes, Luan Kryeziu, tha se si familje kanë qenë në presion të ndërgjegjes sepse ka ra sikur po e bllokojnë rrugën.

“Jam përfaqësues i familjes… ne si familje kemi qenë nën presion të ndërgjegjes sepse ka ra sikur ne kemi qenë fajtor. Ne kemi kërkuar kompensim… kompensimi është shumë i vogël dhe po presim gjykatën, procesin e ardhshëm…Për ne ka qenë e rëndësishme të  lëshohet rruga dhe kemi gjetur njerëzit e duhur për të arritur marrëveshje”, tha ai.

Reklama

Gjatë rrënimit të këtij objekti, ka asistuar policia, ndërsa situata ka kaluar e qetë dhe pa asnjë problem.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 18/02/2023 18/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?