KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Më mirë t’isha unë në vend të saj”/ Polici pranon fajësinë për aksidentimin e Zana Gjevukajt
Siguri

“Më mirë t’isha unë në vend të saj”/ Polici pranon fajësinë për aksidentimin e Zana Gjevukajt

Kosova News
Kosova News 12:18 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Argjend Kastratit, i dyshuar për shkaktikin e aksidentit që përfundoi me fatalitet për 26-vjeçaren, Zana Gjevukaj

Aktakuza u ngrit më 11 qershor, teksa Kastrati, zyrtar policor, deri më tani ishte nën masën e arrestit shtëpiak.

Gjyqtarja Blerta Kelmendi hapi seancën e shqyrtimit fillestar, duke ftuar prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri të lexojë aktakuzën.

Sipas aktakuzës, Kastrati ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, për të cilën ai shfrytëzoi të drejtën për t’u konsultuar me avokatin.

në e ndjej veten fajtor dhe shpreh pëndesë për rastin. Dua t’i kërkoj falje dhe ngushëllime familjarëve të të pandehures dhe të gjithë personave që janë prekur nga ky rast. Më mirë të kisha qenë unë në vend të saj sot. Shpreh keqardhje shumë të madhe” deklaroi Kastrati.

Familjarët e Zanës u dakorduan me pranimin e fajësisë, teksa prokurorja e rastit propozoi që Kastrati të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziraj, i propozoi Gjykatës të marrë në trajtim edhe rrethana të tjera, si shkaktimin e aksidentit në pjesë të rrugës së shenjuar si vendkalim për këmbësorë, paralajmërimin e shenjave të kufizimin e shpejtësisë, tejkalimi i shpejtësisë, që është në nivelin e gjysmës së shpejtësisë së lejuar në atë zonë, dukshmërinë e mirë, dhe faktin se nuk ka pasur pëngesa që mund të kenë penguar të pandehurin të ndalojë.

Sipas avokatit, viktima Zana Gjevukaj u nis të kalojë rrugën vetëm pasi i sigurua se mund të kalojë rrugën, sidomos pasi mori përparësi kalimi nga vetura në anën e djathtë, për t’u goditur çaste më vonë.

Me kërkesë të familjes, Gjykata u njoftua se nuk pranohet kërkimfalja nga ana e të pandehurit, për shkak se ai dhe familjarët e tij nuk kanë treguar vetpërmbajtje në veprimet e tyre.

Avokati Neziraj kërkoi që Kastratit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe të lihet në fuqi deri në aktvendim të plotë.

Gjevukaj u godit me veturë nga Kastrati në Qyshk të Pejës më 1 prill të këtij viti, për të ndërruar jetë një muaj më vonë, më 4 maj.

Gjithashtu lexoni:

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Skandal në Ferizaj: Mashtruesi ushtroi detyrën e mjekut dhe farmacisrit për 8 vjet – me diplomë të falsifikuar!

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë të Fakultetit të Mjekësisë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruajnë një bashkëpunim, vlen për sezonin veror

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)
17:01 -30/06/2025
Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov
16:58 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?