KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me helikopter ushtarak, Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër
Politikë

Me helikopter ushtarak, Osmani fillon vizitën shtetërore në Zvicër

Kosova News
Kosova News 13:02 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Bern, ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Zvicër.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook shihet se si Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu hipin në një helikopter ushtarak.

Ndryshe, vizita do të realizohet në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore dhe do të ketë për qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Vizitat shtetërore janë niveli më i lartë i vizitave, ndaj kjo shënon një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër.

Në Rezidencën zyrtare Lohn do të bëhet pritja me nderime shtetërore dhe do të mbahet një drekë pune, ku Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, do të priten me nderime të larta shtetërore nga Presidentja Keller-Sutter dhe Zotëria i Parë, Morten Keller.

Më pas, në sheshin qendror të Bernës, Bundesplatz, do të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes me nderime ushtarake, ku ndër të tjera Presidentja Osmani dhe Presidentja Keller-Sutter do të kenë rastin të përshëndeten edhe me qytetarë të shumtë që do të marrin pjesë në këtë moment simbolik të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Programi i vizitës do të vazhdojë me ceremoninë shtetërore në Parlamentin e Zvicrës, ku Presidentja Osmani do të mbajë një fjalim të posaçëm para përfaqësuesve të institucioneve zvicerane. Po ashtu, gjatë qëndrimit të saj në Bernë, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime të ndara me drejtues të institucioneve federale.

Në St. Gallen, Presidentja Osmani me homologen Keller-Sutter do ta vizitojnë qendrën inovative SQUARE të Universitetit të St. Gallen.

Ndërkaq në Gjenevë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitet për trashëgiminë politike të Martti Ahtisaarit, të organizuar bashkërisht nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari, Misioni i Përhershëm i Finlandës në Gjenevë, organizata ndërkombëtare Interpeace dhe Geneva Graduate Institute.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare. 

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

Dashni e jashtëzakonshme për Osmanin në Zvicër — ka një mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë
19:14 -21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë
18:58 -21/05/2025
Ballkani U21 shpallet kampion i Kosovës
18:30 -21/05/2025
Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje
18:27 -21/05/2025
Bitcoin arrin një rekord të ri historik – kalon vlerën prej 109 mijë dollarësh
17:59 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?