KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Më 8 tetor njoftoj vendime të rëndësishme”, Vuçiç: Nuk luftoj për Putin as për Biden, por për serbët
Rajon

“Më 8 tetor njoftoj vendime të rëndësishme”, Vuçiç: Nuk luftoj për Putin as për Biden, por për serbët

Kosova News
Kosova News 17:47 -28/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu përgjigj kritikave për marrëveshjen e fundit me Rusinë të nënshkruar në selinë e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se vendi i tij po sulmohet brutalisht vetëm për një dokument burokratik, të cilin e vlerësoi pa asnjë peshë të rëndësishme.

Vuçiç akuzoi mediat se abuzojnë qëllimisht me informacionet për të bërë propagandë kundër Serbisë.

Reagimi i tij vjen pasi socialdemokratët në Parlamentin Europian kërkuan ndërprerjen e procesit të pranimit të Serbisë në BE, dhe pasi zëdhënësi i unionit Peter Stano, lëshoi një sërë kritikash për ujdinë mes Beogradit dhe Moskës për konsultime të shpeshta dhe bashkëpunim në politikën e jashtme.

Presidenti serb nënvizoi se e di shumë mirë nga i vjen presioni për të marrë vendime të vështira, por nuk pranoi të japë shumë detaje, siç tha ai për të mos dëmtuar vendin.

“Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin. Jo për askënd. Unë po luftoj për të gjithë qytetarët e Serbisë, për këtë vend. Nuk më interesojnë liderët e huaj, apo gjithçka që ata kanë për t’i thënë Serbisë. Por po shikoj që në këto momente të vështira, Serbia të mos jetë nën sulmin e tyre”, tha presidenti.

Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do të njohë vendimin e Rusisë për të aneksuar katër rajonet e Ukrainës, ku u mbajtën referendumet, duke pranuar se kjo do t’i hiqte të drejtën atij për të mohuar pavarësinë e Kosovës.

Presidenti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim drejtuar kombit më 8 tetor, në të cilin do të flasë për lëvizjet, vendimet dhe çfarë politikash do të ndjekë ai në periudhën e ardhshme.

Gjithashtu përmendi angazhimet që do të ketë gjatë ditëve në vijim me takime të rëndësishme në Bullgari, Hungari dhe Çeki.  Ndër të tjera, Vuçiç paralajmëroi një vendim kundër Kosovës, por më parë tha se do të shohë se çdo të ndodhë me aplikimin e tyre për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Gjithashtu lexoni:

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Marrëveshja Serbi-Rusi, Serbia
Kosova News 28/09/2022 28/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?