KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më 31 korrik pati persona të armatosur në veri, EULEX: nëse është e nevojshme mund të vendosim njësi policore shtesë  
Siguri

Më 31 korrik pati persona të armatosur në veri, EULEX: nëse është e nevojshme mund të vendosim njësi policore shtesë  

Kosova News
Kosova News 12:39 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

EULEX-i ka konfirmuar sot se në trazirat e 31 korrikut në veri të vendit ka pasur persona të armatosur, në kohën kur u vendos reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave dhe dokumenteve.

Zyra për media e EULEX bën të ditur se EULEX-i i shtoi më pas patrullat e veta zbuluese në veri të Kosovës dhe fatmirësisht nuk ka hasur në një prani të ngjashme që atëherë.

Nga EULEX-i po ashtu bëjnë të ditur se Forca e tyre e reagimit të shpejtë është në gatishmëri dhe nëse është e nevojshme mund të vendosin njësi policore shtesë.

Lexoni të plotë përgjigjen e EULEX-it:

EULEX-i ka monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Njësia jonë e Formuar Policore, e cila përbëhet nga 105 policë, po kryen patrullime ditore në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen tonë për situatën.

Më 31 korrik, EULEX-i vuri në dukje një prani të armatosur, të konsiderueshme dhe shqetësuese në barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.

Si përgjigje, EULEX-i i shtoi më tej patrullat e veta zbuluese në veri të Kosovës dhe fatmirësisht nuk ka hasur në një prani të ngjashme që atëherë.

Si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, EULEX-i mban koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in, përkatësisht reaguesin e parë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë.

Nëse kërkohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i është i gatshëm të veprojë me vendosmëri si reagues i dytë i sigurisë për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të mbrojtur këdo nga çfarëdo kërcënimi – pa marrë parasysh përkatësinë etnike, moshën apo gjininë.

“Forca jonë e Reagimit të Shpejtë” është në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë dhe i nevojitet kohë shumë e shkurtër e reagimit. Nëse është e nevojshme, Misioni mund të vendosë një njësi policore shtesë të formuar nga rezerva për të rritur më tej forcat e saj në terren dhe kapacitetin operacional.

Për të testuar gatishmërinë operacionale dhe për të siguruar koordinim të ngushtë të të gjithë reaguesve të sigurisë, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë stërvitje të rregullta të përbashkëta.

Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë është prioriteti kryesor i EULEX-it dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe çfarë duhet për të mbështetur stabilitetin e Kosovës dhe për të kontribuar në sigurinë e popullatës së saj. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

Vdekje e dyshimtë në Skënderaj

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

TAGGED: Eulex, Veriu i Kosovës
Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë
14:06 -13/06/2025
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
14:05 -13/06/2025
BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe
13:46 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?