KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit
Sport

Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit

Kosova News
Kosova News 23:03 -08/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtina dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prishtinasit ishin më të rrezikshëm në fillimin e ndeshjes, duke rrezikuar me Mërgim Pefqelin dhe Jalen Blesan.

Në rastin e parë Ballkani arriti të shënonte në minutën e 30-të me Nazmi Gripshin që gjeti këndin e pambrojtur të Ardit Nikës.

Por nuk vonoi shumë dhe trysnia e madhe iu shpërblye Prishtinës, kur nga një top i kthyer Blesa shënoi nga afër për 1-1.

Të dy skuadrat zhvilluan një pjesë të parë të mirë me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të kujdesshme.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Prishtinës, që kishte dy raste të mira me Leotrim Kryeziun i cili nga pozita ideale nuk e qëlloi portën.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Blesa, por gjuajti jashtë.

Ballkani u kundërpërgjigj me një gjuajtje të Nazmi Gripshit nga jashtë zone, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Ballkani me këtë barazim kthehet në pozitën e parë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e pesta me 12 pikë.

Gjithashtu lexoni:

Pingpong, Kosova merr pjesë në `Kampionatin Ballkanik për të Rinj`

Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën

Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga

Juventusi i ofron Manchester Unitedit dy lojtarë për Sanchon

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Kosova News 08/10/2023 08/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik
12:42 -24/06/2025
Pingpong, Kosova merr pjesë në `Kampionatin Ballkanik për të Rinj`
12:06 -24/06/2025
Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
11:50 -24/06/2025
OEK: Pezullohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë
11:28 -24/06/2025
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje!
11:12 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?