KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
Rajon

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Kosova News
Kosova News 08:46 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar numërimi i votave në të 12 qarqet e vendit për partitë politike, ku Partia Socialiste, sipas të dhënave të reflektuara edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeson thellë në numër mandatesh, duke siguruar 83 karrige në Parlament, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” në momentet e fundit.

Në dy qarqet më të mëdha në vend, PS-ja dhe Partia Mundësia i kanë marrë PD-së dy mandate, duke e lënë Koalicionin PD-ASHM me 50 mandate, ndërsa partia e Agron Shehajt është rritur me një mandat.

Por ky rezultat nuk është ende përfundimtar për sa kohë po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale për kandidatët, të cilat do të jenë ato që do të ”vulosin përfundimisht” edhe numrin e mandateve.

Procesi i votave nga jashtë vendit vijon

Në vijim të përpunimit të rezultateve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletëvotime nga 194.889 gjithsej, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për Qarkun Kukës, ndërsa përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe dhe zona të administrimit zgjedhor:

Qarku Shkodër: 2 KZAZ
Qarku Kukës: 2 KZAZ
Qarku Dibër: 2 KZAZ
Qarku Berat: 2 KZAZ
Qarku Korçë: 2 KZAZ
Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ
Qarku Vlorë: 5 KZAZ
Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë

Ndryshim i regjimit të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë

7 të arrestuar për krime zgjedhore në Shqipëri, SPAK-u del me njoftim

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

Sveçla dhe Krasniqi ndjekin nga afër punimet që po bëhen në veri

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Një rrugëtim për mbijetesë – Teatri i Gjilanit sjell sërish “God Bless America”
12:17 -14/05/2025
Haradinaj homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen
12:12 -14/05/2025
Prishtina “pushtohet” nga mbeturinat
12:04 -14/05/2025
Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Rohde reagon me shqetësim: Autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa
11:54 -14/05/2025
Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë
11:48 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?