KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Politikë

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:16 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet të premten me fillim nga ora 13:00.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit, në rend dite përfshihen pika të mbetura nga seancat e kaluara të Kuvendit. Njëherit, në rend dite hynë edhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Bazuar në njoftim, bëhet fjalë për pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8 dhe 15 qershor, pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7 qershor, pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur 20 prill, pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme e mbajtur më 26 prill dhe pikat e papërfunduara nga seanca e 4 majit.

Ndërkaq, lidhur me propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të re hyjnë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”, Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”.

‘VII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. 3.Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  5. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”,
  6. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
  10. Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur të enjten, Kryeministri Albin Kurti, me kërkesë të opozitës, morri pjesë për të raportuar lidhur me kidnapimin e tre policëve në veri të vendit nga forcat policore serbe.

Kurti ka kërkuar përgjegjësi ndaj KFOR-it, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga xhandarmëria e Serbisë.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk duhet të heshtë ndaj hyrjes në territor të Kosovës, nga ushtria speciale e Serbisë, veprim i cili sipas tij është shkelje e marrëveshjes së Kumanovës.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar në zonën kufitare në veri të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës, më 14 qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

Gjithashtu lexoni:

Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale

Deputetët nesër tentojnë për herë të 37-të konstituimin e Kuvendit

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

“Kor kukuvajkash nga Beogradi”, Fetoshi godet propagandën serbe pas dënimit për dhunë ndaj gazetarëve

Kosova News 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Irani miraton projektligjin për të pezulluar marrëdhëniet me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
00:37 -25/06/2025
Erdoğan dhe Trump diskutojnë në Hagë për çështjet rajonale dhe globale
00:32 -25/06/2025
Ambasadorja e ShBA-së në OKB: Sulmet amerikane e kanë dëmtuar aftësinë e Iranit për të zhvilluar një armë bërthamore
00:28 -25/06/2025
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
00:21 -25/06/2025
74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
00:19 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?