Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij për takim nga ora 10:00.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për mbledhjen e sotme dhe kë bërë të ditur edhe agjendën dhe pikat që do të shqyrtohen.
Në rend të ditës për shqyrtim janë 19 pika të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe ndonjë që mund të futet gjatë mbajtjes së mbledhjes.
Mes tjerave, si pikë për shqyrtim në mbledhjen e 188 të Qeverisë do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Prizren – Tetovë (MMPHI), raporton KosovaNews
Mandej do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatën Administrative, kurse bëhet edhe shqyrtimi i disa propozim vendimeve për shpronësime në Prishtinë, si në prona që janë në rrugën Kijevë Zahaq, ato nga Autostrada e Gjilanit, etj.

