Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Po ashtu, sot mblidhet Komisioni për Shëndetësi, ku në rend dite është miratimi i fushëveprimit të Komisionit.
Ndërsa Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në rend dite ka caktimin e një anëtari në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror


