Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Fillimisht nga ora 10:00 mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë për një takim me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.
Po në orën 10:00 edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mblidhet dhe bën shqyrtimin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028 dhe Formimin e Grupit punues për Projektligjin për Artin dhe Kulturën;
Edhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim nga ora 10:00 me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor. Për këtë do të ketë diskutim për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor.
Kurse nga ora 11:00 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

