KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Politikë

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Kosova News
Kosova News 14:35 -31/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, e 247-ta me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.


Me vendimin e parë të miratuar në këtë mbledhje është aprovuar Lista e Artikujve për Përdorim të Përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.


Në vijim të mbledhjes është miratuar Drafti i Planit Kombëtar për Zhvillim për vitet 2025-2027.
Është vazhduar me aprovimin e vendimit për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për t’i përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.


Qeveria, pas shqyrtimit të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve buxhetore në shumën prej pesëqind e njëzet e pesë mijë eurove për realizimin e “Projektit për Teknologji të Numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”.


Janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej pesëqind mijë eurove (500.000) për ndihmat humanitare në Gaza.


Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Arton Ahmeti në pozitën e  Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.


Në këtë mbledhje u miratuan dhe propozim-vendimet për shpronësim për  interes publik të  pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projekteve: zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Dollc-Ramun; zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”; ndërtimi i Rrugës Rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë; zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, Segmenti QMI-Lipjan.


Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim dhe pagesën e tridhjetë (30) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.


Qeveria pas shqyrtimit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pronat janë në lokacionin e Batllavës, komuna e Podujevës, vendi i quajtur Lumi i Surdullit dhe i evidentuar si pronë shoqërore – Ndërmarrja e Pyjeve.


Në mbledhjen e sotme është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Vendimi obligon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshillin Organizativ për zbatimin e këtij Vendimi.


Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Prishtinës për aprovimin e buxhetit për vitin 2025, pas miratimit të tij nga Kuvendi Komunal, ndërsa ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 5000 euro për realizimin e projektit “Shtëpia Nr.10” në qytetin e vjetër në Janjevë në Lipjan.


Në vijim u miratua edhe vendimi për aprovimin e pasqyrës preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2024.


Ndër vendimet  e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë është dhe emërimi i komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, Drejtor ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës.


Gjithashtu edhe vendimi për emërimin e komisionit ad-hoc për pranim në pozitën e kategorisë së lartë drejtuese, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 31/01/2025 31/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?