Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë është mbajtur mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Deputetët e të dyja shtetave janë mbledhur dhe atu përfaqësues nga të dyja anët ë kufirit, si nga pozita ashtu edhe opozita kanë dhënë mesazhet e tyre për gjithë shqiptarët.
Por, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.
Kjo është konfirmuar nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se Abdixhiku ka pasur disa angazhime të tjera.
“Nuk ka ardhur ka pas disa angazhime tjera”, ka theksuar Gashi për media.
Ndërkohë, për mospjesëmarrjen e Haradinajt zyrtari për media në AAK, Lulzim Blaka, ka thënë se i njëjti gjithashtu nuk ka marrë pjesë për arsye të njëjtë.
Në këtë takim është parë i pranishëm lideri i partisë tjetër opozitare, së PDK-së, Memli Krasniqi.